Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shpërdoroi rastin e golit të jetës, Nedim Bajrami “kyç” gojën pas Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërdoroi rastin e golit të jetës, Nedim Bajrami
Nedim Bajrami, lojtar i Kombëtares

Eleminimi nga Play-Off i Kupës së Botës ka ngjallur një atmosferë negative te kombëtarja shqiptare. Edhe pse kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho kaluan të parët në avantazh, ata nuk arritën të fitonin me Poloninë, teksa këta të fundit përmbysën rezultatin në 2-1.

Një nga protagonistët e sfidës ishte Nedim Bajrami. Lojtari i kuqezinjve me detyrën si sulmues kryesor shpërdoroi një rast të artë në minutën e 54-të. Elseid Hysaj bën një sprint prej 60 metrash duke shtangur kundërshtarët dhe arrin ta nxjerrë Bajramin vetëm për vetëm me portierin e polakëve.

Sulmuesi i Kombëtares sonë bëri më të vështirën duke e nxjerrë sferën jashtë në një rast që askush nuk i besonte syve. E natyrisht, nëse do të ishte realizuar ai gol, me siguri historia e ndeshjes do të ishte ndryshe.

Ajo që bie në sy është se Nedim Bajrami nuk ka reaguar fare pas takimit, duke mos bërë asnjë postim në rrjetet sociale. Gjithashtu nuk ishte nga ata futbollistë që dolën në mikrofonat e gazetarëve për të folur pas 90 minutave mjaft emocionuese.

Poll

Lexo gjithashtu