Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Priten surpriza në listën e Kombëtares për duelet me Serbinë dhe Letoninë, Sylvinho zbulon sot të grumbulluarit (ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Priten surpriza në listën e Kombëtares për duelet me
Arbër Hoxha, Sylvinho, Medon Berisha dhe Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin qershor. Kuqezinjtë do të sfidojnë fillimisht Serbinë dhe më pas Letoninë. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Dilemat dhe kurioziteti për këto sfida është i madh, teksa të gjithë presim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e Sylvinhos. Në orën 10:00 pritet që FSHF të bëjë publike listën e të grumbulluarve, me brazilianin që ka zgjedhur tashmë “ushtarët” e tij për këto sfida. Ndërkohë në orën 11:00, tekniku i kuqezinjve do të dalë në konferencën për shtyp.

Në listë me shumë gjasa do të përfshihen 26 futbollistë, teksa dilema më e madhe vazhdon të jetë në sulm. Mirlind Daku siç dihet është i pezulluar dhe kjo vë në pikëpyetje prezencën e tij në Kombëtare.

Ndërkohë priten edhe surpriza nga braziliani, teksa një prej tyre mund të jetë nga skuadra e Egnatias. Shumë emra janë përfolur si Mario Dajsinani apo Serxhio Ujka, por mbetet të shihet se kush ka marrë ftesën e timonierit kuqezi për këto takime.

Siç dihet me Serbinë do të luajmë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më pas, saktësisht me 10 qershor do të sfidojnë në transfertë Letoninë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga