Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Polonia për "jetë a vdekje", Armand Duka zbret vetë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Polonia për "jetë a vdekje", Armand Duka zbret vetë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e sotme grumbullimin, teksa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, është zhvilluar stërvitja e parë. Fokusim maksimal dhe punë intensive para Polonisë.

Një ndeshje e rëndësishme, gjë që shihet edhe nga fokusi që ka edhe FSHF. Është vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka ndjekur sot nga afër stërvitjen e kuqezinjve.

Krah Lutfi Nuriut dhe Abdyl Kuriut, Duka ka zbritur në fushën e blertë, duke ndjekur seancën e parë stërvitore të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Kjo e fundit do të luajë me Poloninë më 26 mars, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë prej orës 20:45.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares shqiptare

Poll

Lexo gjithashtu