Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk është natë për të ulur kokën, përkundrazi!” Armand Duka MESAZH lojtarëve pas humbjes: Skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk është natë për të ulur kokën,
Armand Duka

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij eliminimi ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së shkruan se sonte nuk është një natë për të ulur kokën, por për ta mbajtur atë lart, duke vlerësuar karakterin e lojtarëve dhe shpirtin që treguan në fushën e lojës.

Ndër të tjera, Duka shton se kjo humbje dhemb, por nuk kursen as falënderimet për futbollistët, të cilët bënë tifozët shqiptarë të ëndërrojnë deri në këtë pikë, shumë afër Botërorit, si asnjëherë më parë.

REAGIMI:

Sonte nuk është një natë për të ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet. Gjakun shqiptar.

Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Por ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat. Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë.

Faleminderit që na bëtë të besojmë. Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë. Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju.

Poll

Lexo gjithashtu