Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Një “mal” me eksperimente për t’i dhënë fund ëndrrës “Botëror”, plani i Sylvinhos që “hodhi në erë” shansin për historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Një “mal” me eksperimente për t’i dhënë
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Ndeshja në Poloninë në Varshavë mund të kishte qenë historike për Shqipërinë, nëse nuk do të ndodhnin episodet që kushtuan largimin nga “ëndrra amerikane” drejt Botërorit.

Rastet flagrante të pashfrytëzuara në pjesën e dytë shërbyen si pasqyrë e qartë se Kombëtarja shqiptare nuk vuan për krijime aksionesh, madje duke shkuar deri në metrat e fundit të portës kundërshtare, por për finalizues të saktë, si në shembullin e Arbër Hoxhës që shfrytëzoi gabimin në prapavijë të polakëve për të ndëshkuar vendasit brenda në stadiumin “PGE Narodowy”.

Sulmi u tregua për të disatën herë i brishtë, kjo edhe si rrjedhojë e zgjedhjeve të trajnerit që vendos t’i besojë instikteve të tij për t’i qëndruar besnik të njëjtës skemë dhe të njëjtëve lojtarë.

Edhe pse në stol kishte të gatshëm Anis Mehmetin dhe Ernest Muçin, lojtarë të cilët gëzojnë formë të shkëlqyer me skuadrat respektive në Angli dhe Turqi, braziliani vendosi në 11-shen startuese Nedim Bajrami, i cili vuan për minuta në këmbë te Rangers në Skoci.

Plot 40 gola "të gatuar" nga dyshja që u rikthye në Kombëtare pas një mungese të gjatë, mjaftonin që trajneri Sylvinho të merrte zemër për të kërkuar maksimumin e këtij takimi, për të udhëhequr të tijët drejt një tjetër suksesi ndërkombëtar, pas përvojës së artë në Europianin e Gjermanisë.

Shansi i artë për t’i çuar shifrat në 2-0 ende dhemb te kuqezinjtë, pasi për Poloninë do të ishte një tjetër goditje e madhe për të shpresuar kualifikimin, ndërsa sot e feston duke shkuar të martën në transfertë për ndeshjen finale të “play-off” që do ta luajë me Suedinë në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu