Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndryshime në listën e kuqezinjve, ylli i Superiores largohet nga grumbullimi

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshime në listën e kuqezinjve, ylli i Superiores largohet nga
Kombetarja U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë.

Grumbullimi ka nisur që prej ditës së martë, ndërsa skuadra stërvitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.

Sa i përket gjendjes së lojtarëve, mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Pjesa tjetër e grupit paraqitet në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 5 qershor, në stadiumin “Széktó”, duke nisur nga ora 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 8 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga