
Kombëtarja shqiptare ka arritur të mposhtë mbrëmjen e sotme Letoninë me rezultatin minimal 1-0. Një fitore e cila u vulos në pjesën e parë të takimit falë golit të shënuar nga Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë.
Shumë raste të tjera ishin në favor të Shqipërisë në këtë takim, por nuk arritën të shfrytëzoheshin siç duheshin. Dy prej tyre me Nedim Bajramin dhe Berat Gjimshitin në pjesën e dytë në harkun e 5 minutave.
Me fitoren e sotme në “Air Albania”, Shqipëria rikthehet në vendin e dytë të renditjes me 8 pikë, ndërsa Serbia një vend më poshtë me një pikë më pak pasi u mposht nga Anglia me shifrat 5-0. Por serbët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Shqipëri 1 – 0 Letoni (Asllani 25’)
67’ Bajrami largohet nga fusha e lojës, inkuadrohet Hoxha
56’ Një rast i pabesueshëm për Shqipërinë i shpërdoruar nga Gjimshiti. Kapiteni humb një mundësi pak metra larg portës kundërshtare
52’ Super rast i humbur nga Bajrami, goditja e tij përfundon jashtë kuadratit
47’ Laçi me një rast tjetër të rrezikshëm, por topi shkon mbi kuadrat
46’ Starton pjesa e dytë
45’ Përfundon pjesa e parë, Shqipëria udhëheq ndaj Letonisë
30’ Asllani provon portën, por goditja shkon mbi kuadrat
25’ GOOOOL SHQIPËRIA! Udhëheqim falë golit të Asllanit nga 11-metërshi
23’ Penallti për Shqipërinë, një top i shërbyer nga Laçi preket me dorë nga letonezët brenda zonës
21’ Rast shumë i mirë për kombëtaren me Laçin, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit
19’ Asllani lë momentalisht lojën, me shumë gjasa do të zëvendësohet për shkak të një dëmtimi
16’ Letonia fiton goditjen e parë nga këndi falë një kundërsulmi, ku Shqipëria mbylli në këndore
10’ Laçi provon me një goditje me kokë, por gjyqtari akordon një faull në sulm
1’ Starton përballja në “Arenën Kombëtare”
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRI (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Arlind Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, N. Bajrami.
Trajner: Sylvinho.
LETTONIA (3-5-1-1): Zviedris; Balodis, Černomordijs, Meļņiks; Cigaņiks, Daškevičs, Šits, Varslavāns, Jurkovskis; Vapne; Sits.
Trajner: Paolo Nicolato.
Kualifikueset e Kupës së Botës: Raundi i 5-të
Stadiumi: “Arena Kombëtare”
Arbitër: Damian Sylwestrzak