
Agim Zeka
Para pak ditësh, Agim Zeka dhe Partizani ndanë rrugët përfundimisht pas vetëm një sezoni. Sulmuesi 26-vjeçar tashmë ka gjetur klubin e ri se ku do të luajë, Zeka do të militojë në Spanjë.
Ish-sulmuesi i Partizanit është lojtari më i ri i skuadrës Real Murcias. Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi që militon në Kategorinë e Tretë të Spanjës. “Një sulmues krahu i aftë me përvojë ndërkombëtare për Real Murcia 2025/2026”, shkruan klubi spanjoll në rrjetet sociale.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Agim Zekës në një vend të njohur si Spanja. Në 31 paraqitje sezonin e kaluar me Partizanin, sulmuesi arriti të shënojë vetëm 2 gola.
View this post on Instagram
Poll