
Muharrem Jashari
Muharrem Jashari ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës do të vijojë të qëndrojë në kampionatin ukrainas.
Jashari ka rinovuar kontratën me ekipin e LNZ Cherkasy deri në fundin e vitit 2026. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra ukrainase përmeses një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Sezonin që lamë pas, Jashari arriti të realizojë 5 gola dhe 6 asistime në 29 paraqitje për Cherkasy. Këta të fundit e blenë kartonin e shqiptarit nga Drita janarin e kaluar për 50 mijë euro.
View this post on Instagram
Poll