
Bernard Berisha
Bernard Berisha i ka vënë “kapakun” një kapitulli shumë të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, është larguar nga ekipi i tij pas tetë vitesh aventurë.
Sulmuesi 33-vjeçar dhe Akhmat Grozny kanë ndarë rrugët përfundimisht. Bernard Berisha kishte ende kontratë me skuadrën e kampionatit rus, por palët vendosën të ndërprisnin kontratën.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut tashmë është zyrtraisht pa ekip. Bernard Berisha regjistroi plot 199 takime me fanellën e Akhmat Groznyt, duke arritur të shënojë 28 gola dhe 23 asiste.
Poll