Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshit përjetoi ndeshje aspak të qetë kundër Sassuolos, e humbur 1 – 2. Në minutën e 16-të, mbrojtësi shqiptar kërkoi të fitojë topin në duel shpejtësi me Pinamontin, por ky i fundit e goditi Gjimshtin pas këmbës, e pasuar me karton të kuq.
Aq e rrezikshme dhe e fortë ishte goditja, saqë arbitri i ndeshjes Marchetti nuk u mendua fare prë të përjashtuar nga loja sulmuesin e Sassuolos.
Ulërimat e Gjimshitit u dëgjuan në sfond. Gjithesesi, pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, Gjimshiti nisi të ec, fillimisht duke çaluar dhe më pas me ritëm normal.
Fakti që 33-vjeçari ishte prezentë në fushë deri në minutën e 76-të, ishte tregues se për shqiptarin nuk ka asnjë serioze dhe nuk prezanton frikë për trajnerin Sylvinho te Kombëtarja, aty ku sfida me Poloninë është në “derë”, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
