Flavio Sulejmani duke festuar golin
Flavio Sulejmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lazio U20 po fiton në transfertë përballë Inter U20. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit, është momentalisht 0-2.
Ishte pikërisht sulmuesi që ka dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare U21, ai i cili shënoi golin e dytë për të tijët. Sulejmani e tundi rrjetën në minutën e 17-të të ndeshjes, falë edhe një pakujdesie të mbrojtjes kundërshtare.
Kështu, 20-vjeçari shkon në kutoën e 13 golave sezonal. Gjithashtu, Sulejmani numëron edhe 4 asiste.
Goli i Flavio Sulejmanit
Poll
