Festa e Nazmi Gripshit
Nazmi Gripshi shënoi golin e tij të parë në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, në fitoren e këtyre të fundit përballë Krasnodar me rezultatin 2-1.
Për këtë gol të shënuar, krahas çmimit si “Lojtari i Ndeshjes”, mesfushori i Kombëtares shqiptare është shpërblyer dhe me "Formacionin e Javës" në kampionatin rus.
I vlerësuar me notën 8.4 nga Sofascore, Gripshi pozicionohet në mesfushë, krahas emrave si Costa, Ahmetov dhe Ticic.
Formacioni i Javës në kampionatin rus
Në një postim të bërë nga ana e klubit në rrjetet sociale, shihet mesfushori shqiptar duke parë momentin e golit, të cilin ia dedikon fëmijës së tij.
Poll

