
Rey Manaj
Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Sharjah po luan në shtëpi përballë skuadrës nga Katari, Al Gharafa. Momentalisht sfida e vlefshme për Champions Leaguen e Azisë, është 2-2.
Ishte pikërisht Manaj ai që shënoi golin e parë për të tijët. Në minutën e 60-të të këtij dueli, sulmuesi lushnjar si fillim e humbi penalltinë me një gjuajtje të dobët, por ku topi iu rikthye ai e kishte shumë më të lehtë ta dërgonte në rrjetën e kundërshtarit.
Vlen të përmendet që ky është golin i parë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare në Champions Leaguen e Azisë, madje që në raundin e parë.
Poll