Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Rei Manajt i duhen 11 metra për golin e parë, kritikat i bëjnë "fajde" sulmuesit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rei Manajt i duhen 11 metra për golin e parë, kritikat i
Rey Manaj

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Sharjah barazoi në transfertë përballë Khorfakkan. Sfida e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabem përfundoi 2-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët dhe të parin personal në ndeshjen e sotme, i cili rezultoi vendimtar në pikën e marrë.

Sulmuesi lushnjar u aktivizua në lojë në minutën e 58-të të sfidës. Ndërkohë që rrjetën e tundit në minutën e 99-të, teksa ktheu në gol një 11-metërsh dhe i dha ekipit të tij një barazim të çmuar.

Duket se Manajt i kanë bërë punë kritikat që mori pas ndeshjeve të Kombëtares, duke e motivuar për të qenë protagonist me klubin.

Kujtojmë se ky është goli i tij i dytë me fanellën e Al Sharjah. 

Goli i Rey Manajt

Poll

Lexo gjithashtu