Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Juljan Shehu spektakolar! Mesfushori i Kombëtares në “top formë” para kualifikueseve, “çon peshë” gjithë stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juljan Shehu spektakolar! Mesfushori i Kombëtares në “top
Juljan Shehu

Juljan Shehu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Widzew Lodz humbi në transfertë përballë Lechia Gdansk. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të kampionatin polak, përfundoi 2-1.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare “la shenjën e tij” edhe pse humbi. Në minutën e 50-të, ishte pikërisht ai që “gatoi” golin për të tijët, i cili ishte i pari për këtë ndeshje.

Shehu luftoi mirë me kundërshtarin, duke fituar topin. Më pas, atë e dërgoi në këmbën e Bregier, me këtë të fundit që tundi rrjetën, duke i dhënë edhe 1 asist më shumë statistikave të shqiptarit.

Poll

Lexo gjithashtu