
Elmedin Rama duke festuar golin
Elmedin Rama është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, FK Pardubice fitoi përballë Ceska Lipa në transfertë. Sfida e vlefshme për 1/32-at e Kupës së Çekisë, përfundoi 1-2.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21, ai që shënoi golin e fitores për të tijët. Rama e tundi rrjetën në minutën e 65-të, duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij.
Kujtojmë se 20-vjeçari është në pronësi të Slavias së Pragës B, por këtë sezon do të luajë në huazim tek ekipi tjetër çek. Ai gjithashtu ka luajtur 2 ndeshje me Shqipërinë U21, duke shënuar 1 gol.
Goli i Elmedin Ramës
Poll