Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ermir Rashica i jashtëzakonshëm në Ukrainë, sulmuesi i Shpresave fiton çmim në skuadrën e Metalist 1925

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ermir Rashica i jashtëzakonshëm në Ukrainë, sulmuesi
Ermir Rashica

Sulmuesi Ermir Rashica vijon të bëjë bujë në kampionatin ukrainas që pas largimit të tij nga Skënderbeu. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë ka fituar një çmim në skuadrën e Metalist 1925.

Ermir Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit prill në skuadrën e tij. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës tre herë në muajin që lamë pas, duke u bërë protagonist për skuadrën ukrainase.

Ermir Rashica i dha lamtumirën Kategorisë Superiore në muajin shkurt të këtij viti, për t’u transferuar në kampionatin ukrainas. Metalist 1925 pasuroi Skënderbeun me 300 mijë euro për shërbimet e 21-vjeçarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Metalist 1925 (@metalist1925_kh)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga