
Jasir Asani
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju, humbi në transfertë përballë Suwon FC. Sfida e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit koreano-jugor, përfundoi 2-1.
Golin e vetëm për Gwangju, e shënoi pikërisht “mëngjarashi” nga Shkupi. Jasir Asani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar të tijët përkohësisht në avantazh.
Megjithatë, Suwon përmbysi gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. Goli në minutën e 85-të dhe autogoli i Gwangju në të 90-tën, bënë që Suwon të fitonte 2-1.
Poll