Momenti kur asiston Hoxha
Arbër Hoxha është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Dinamo Zagreb po fiton përballë Istra në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të ligës kroate, është momentalisht 0-2.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e dytë të sfidës dhe të dytin për të tijët. Në minutën e 46-të të pjesës së parë, Hoxha asistoi për Beljo, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, 27-vjeçari shkon në kuotën e 9 asistimeve këtë sezon. Gjithashtu, Hoxha ka gjetur edhe 6 herë të tjera rrugën e rrjetës.
Poll
