
Anis Mehmeti
Bristol City nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1 – 1 ndaj Ipswich në fushën e tyre. Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti u tregua sërish i rëndësishëm, duke kontribuar me asist në finalizimin e Atkinson në minutën e 18’.
Mehmeti grumbullon deri tani 4 gola dhe 3 asiste pas 8 javësh në Championship, tregues se nuk është vetëm një “vrasës” para porte, por edhe “shërbyes” për fazën ofensive të ekipit.
Tani i takon radha trajnerit të Kombëtares Sylvinho, për të bërë lëvizjen e duhur, ftesën për sulmuesin 24-vjeçar, i cili do të ishte një opsion shumë i mirë te Shqipëria për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, e planifikuar në datën 11 tetor në Leskovac.
Asist i Mehmetit
Poll