
Ka kaluar një javë “heshtje” te klubi i Tiranës në lidhje me përgatitjet për sezonin e ri apo afrimet & largimet e merktos së verës. Nuk ka një arsyeje në lidhje me këtë vendim, nëse diçka fshihet në ekipin e Vangjel Miles apo është thjesht një strategji.
Klubi kryeqytetas ka realizuar një merkto “kreative”, nga porta te sulmi, por që në fazën përgatitore nuk ka bindur. Bardheblutë debutojnë në Superiore kundër Bylisit të Mirel Josës.
Një ndeshje delikate, e cila do të shërbejë si testi i parë i “vërtetë” për trajnerin beratas. Lojtari më i shtrenjtë i kryeqytetasve sipas “Transfermarkt” është afrimi i merkatos së verës, sulmuesi kamerunas Serge Tabekou (325 miojë euro), i cili po ashtu do të jetë edhe pikë referimi në fazën ofensive.