Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho "nuk e llogariti" për ndeshjen me Poloninë, mesfushori i Kombëtares merr SURPRIZËN e veçantë në Itali (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho "nuk e llogariti" për ndeshjen me Poloninë,
Ylber Ramadani - Ndeshja Poloni-Shqipëri

Lënia e Ylber Ramadanit në tribunë për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off” ndaj Polonisë u pa si një zgjedhje e trajnerit Sylvinho i cili nuk e llogariti për këtë përballje që përfundoi 1-2 në favor të polakëve që siguruan dhe kalimin në finale.

Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori kuqezi u largua drejt Italisë për arsye familjare pasi u bë baba, duke kërkuar leje nga Federata për të qenë familjes.

Për t’i dhënë akoma më shumë gëzim lojtarit të Lecces, ka menduar një profil në Instagram me emrin “Sport Leader”, një faqe e njohur italiane që ka zgjedhur ta surprizojë me një gjest të veçantë.

Siç shihet dhe në foton e shpërndarë në Instastory nga vetë Ramadani, vihen re atletet e reja dhe dy foto të stampuara me fanellën e Kombëtares dhe skuadrës italiane.

Sylvinho "nuk e llogariti" për ndeshjen me Poloninë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu