Një eliminim që dhemb shumë, ishte ai prëballë Polonisë, pas humbjes me shifrat 2-1 në Varshavë. Të shumta kanë qenë reagimet, teksa pas ndeshjes Myrto Uzuni nuk ka kursyer as lotët.
Pikërisht sulmuesi beratas ka reaguar përsëri në rrjetet sociale, me anë të një mesazhi të gjatë dhe të ndierë. Uzuni shkruan se do të donte që ajo natë të harrohej, por nuk ndodh ashtu, pasi futbolli ndonjëherë të thyen zemrën.
Sulmuesi 30-vjeçar thekson se ëndrra mbaroi për këtë herë, por dashuria për Kombëtares nuk do të mbarrojë kurrë. Ndër të tjera, uzuni falënderon edhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë pas asaj humbje që mezi po kapërdihet.
REAGIMI:
Ndonjëherë futbolli të jep gëzime të mëdha, e ndonjëherë të thyen zemrën...Dje ishte një nga ato net që do donim ta harronim, por nuk mundemi. Ëndrra jonë për Botërorin përfundoi, dhe dhimbja është e madhe. Kjo kombëtare na bëri të besojmë, na bashkoi, na dha emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Nga fillimi deri në fund kemi dhen cdo gj, në çdo sakrificë, në çdo moment si e kemi mbrojt flamurin Po, sot jemi të mërzitur... por mbi të gjitha jemi krenarë. Sepse kjo fanellë nuk është thjesht futboll, është zemër, është flamur, është identitet. Ëndrra mbaroi për këtë herë... por dashuria për Kombëtaren nuk mbaron kurrë. Do rikthehemi më të fortë. Forca Kombëtarja! Për ata që më kanë qëndruar pranë gjithmonë -faleminderit nga zemra. Në ditë të mira dhe të vështira, keni qenë aty pa kushte. Nuk harrohet kjo gjë. Respekt për ju gjithmonë!
