Stiven Shpendi
Stiven Shpendi është shpërblyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Empolit. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka fituar rinovimin e kontratës, duke e zgjatur këtë bashkëpunim deri në vitin 2029.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Serisë B, ku shkruajnë se ndihen të lumtur që Shpendi do të vazhdojë të luajë me ta edhe për tre sezone të tjera.
Në anën tjetër, talenti 22-vjeçar është ende në pritje të “ftesës” nga ana e Sylvinhos për ndeshjen e marsit me Poloninë. Mungesat e Dakut dhe Manajt, mund të bëjnë që braziliani t’i hedh sytë nga futbollisti që konsiderohet si e ardhmja e Shqipërisë për vitet në vazhdim.
Poll
