Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Spanja në Turqi e Kore, Uzuni, Manaj e Asani bëjnë Sylvinhon të buzëqeshë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Spanja në Turqi e Kore, Uzuni, Manaj e Asani bëjnë Sylvinhon
Bare - Manaj - Uzuni

Ndeshjet e nëntorit janë shumë afër, me Kombëtaren shqiptare që do të duelojë me Çekinë dhe Ukrainën. Sfida shumë po shumë të rëndësishme për kuqezinjtë në Nations League.

Sylvinho është gjithë sy e veshë nga futbollistët, ndërsa ndjek me interes paraqitjet e tyre. Sulmi është një nga repartet që në javët e fundit po shkëlqen. Sa në Spanjë e në Turqi, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj po shënojnë gola vendimtarë.

Të dy lojtarët munguan në duelet me Çekinë dhe Gjeorgjinë për shkak dëmtimesh dhe rikthimet e tyre janë vërtet për t’u duartrokitur. Kjo pasi tashmë kanë hedhur prapakrahëve dëmtimet dhe kanë rigjetur formën e tyre më të mirë.

Kjo padiksutim që gëzon pa masë Sylvinhon, i cili me shumë siguri do t’i përfshijë të dy në listë për grumbullimin e radhës. Uzuni ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e fundit edhe Manaj ka tundur rrjetën në Turqi plot 3 herë.

Një formë të mirë po kalon edhe Jasir Asani, i cili në 3 sfidat e fundit ka shënuar 3 gola. Shënoi dopietë në Champions League Aziatike dhe një tjetër gol në kampionat. Forma e tyre e mirë bën që kuqezinjtë të jenë në “top” formë për duelet e radhës dhe fitorja në “Air Albania” të kthehet në një mision për “djemtë” e Sylvinhos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga