
Besiktas është prej kohësh në kërkim të një trajneri cilësor. Një pistë e re është ngritur tek klubi turk, i cili duket se ka gjetur timonierin e ri për Ernest Muçin.
Turqit e Muçit dhe Rashicës përflitet se janë në kontakt me Roger Schmidt. Presidentit të bardhezinjve i pëlqen kjo ide, pasi i pari i “Shqiponjave” parapëlqen shkollën gjermane të trajnimit.
Gjermani ishte për herë të fundit në drejtim të Benficas, ku shënoi sukses me tituj në Portugali. Aty kujtojmë që drejtoi edhe një shqiptar. Tek "luzitanët", Schmidt la pas Adrian Bajramin.
22 vjeçari që numëron 3 paraqitje me Shqipërinë vazhdon ende të jetë pjesë e klubit nga Lisbona si një talent në mbrojtje dhe një produkt i ekipit B.
Tashmë, ish-trajneri i portugezëve mund të gjejë 2 shqiptarë të tjerë në aventurën e re në Bosfor.
