Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në prag dueli me Serbinë, Federata SUPRIZON Arbër Hoxhën para grumbullimit

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag dueli me Serbinë, Federata SUPRIZON Arbër Hoxhën
Arber Hoxha

Dita e sotme është shumë speciale dhe e veçantë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi anësor i Kombëtares feston ditëlindjen.

Ai mbushi 27-vjeç. Këtë ditëlindje Hoxha do ta festojë në grumbullim, pasi siç dihet sot të gjithë futbollistët do të vihen nën urdhrat e Sylvinhos për të nisur përgatitjet për duelin me Serbinë.

E në këtë ditë të veçantë urimet për të janë të shumta dhe kështu Federata Shqiptare e Futbollit i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese me kuqezinjtë.

Siç dihet dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në Leskovac. Përballje që është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në prag dueli me Serbinë, Federata SUPRIZON Arbër Hoxhën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu