Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

LEGJIONARËT/ Uzuni, Muja dhe Mehmeti shkëlqejnë me gola, Asllani, Laçi, Muçi dhe Bajrami lënë gjurmë me asiste

Shkruar nga NEWSPORT
LEGJIONARËT/ Uzuni, Muja dhe Mehmeti shkëlqejnë me gola, Asllani,
Kombetarja shqiptare ndaj Anglise

Fundjava që lamë pas solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që u bënë protagonistë direkt në rezultatet e skuadrave respektive falë golave dhe asisteve.

Në MLS, Myrto Uzuni e nisi sezonin me gol me Austin FC, duke shënuar në minutën e 76 në sfidën ndaj Minnesota United dhe duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e përkohshëm 2-1.

Gol realizoi edhe Anis Mehmeti, i cili gjeti rrjetën për herë të parë me fanellën e Ipswich. Sulmuesi shënoi në minutën e 20 në transfertë ndaj Wrexham.

Në Belgjikë, Arbnor Muja vulosi fitoren 4-1 të St. Truiden në transfertë ndaj Dender, me një gol në minutën e 87 pas një goditjeje nga distanca.

Kontribut me asiste dhanë disa kuqezinj të tjerë. Kristjan Asllani shërbeu për golin e dytë në suksesin 4-0 ndaj Goztepe. Qazim Laçi asistoi në golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Kocaelispor, ndërsa Nedim Bajrami dha asist për golin e parë të Rangers në barazimin 2-2 ndaj Livingston.

Formën e mirë po e konfirmon edhe Ernest Muçi, i cili regjistroi një tjetër asist, këtë herë në golin e parë në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Gaziantep.

Titullarë me ekipet e tyre këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Taulant Seferi dhe Rey Manaj, ndërsa nga stoli u aktivizuan Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti.

Poll

Lexo gjithashtu