Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lajm i mirë për Sylvinhon dhe Kombëtaren, titullari kuqezi grumbullohet nga trajneri për duelin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për Sylvinhon dhe Kombëtaren, titullari kuqezi
Elseid Hysaj

Ka lajme të mira për Sylvihon dhe Kombëtaren shqiptare para dueleve të këtij muaji. Elseid Hysaj ka kaluar dëmtimin dhe tashmë do të jetë i gatshëm për Lazion.

Maurizio Sarri e ka grumbulluar mbrojtësin për duelin e ditës së sotme ndaj Cagliarit. Shkodrani ka mundur të rikuperohet në kohë dhe tashmë do të jetë i gatshëm për 66-vjeçarin dhe pritet që të marrë vendin e tij në formacion.

Kështu Hysaj lë pas dëmtimin dhe ky është lajm i mirë edhe për kuqezinjtë e Sylvinhos. Siç dihet Kombëtarja do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj, që janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Më 13 do të duelojnë me Andorrën në transfertë dhe pas 3 ditësh ndaj Anglisë në “Air Albania”. Takime këto që vendosin për fatet e kuqezinjve për në Kupën e Botës.

Poll

Lexo gjithashtu