
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani merr lajme pozitive nga Italia. Për fatin e keq të Interit, Calhanoglu është dëmtuar me Turqinë në sfidën e Nations League. Kjo bën që mesfushori të mungojë në ndeshjen e ardhshme me Interin.
Në këto kushte Asllani projektohet titullarë me zikaltërtit në duelin e ardhshëm, që Interi do ta luajë ndaj Veronas. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 në transfertë.
Siç dihet Asllani është zëvendësuesi i Calhanoglu dhe tashmë i vjen një tjetër mundësi për të zbritur në fushë nga minuta e parë dhe për të lënë gjurmë.
Poll