Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I dalë nga akademia e Skënderbeut, bomberi kuqezi “shkund” rrjetën në Gjeorgji

Shkruar nga NEWSPORT
I dalë nga akademia e Skënderbeut, bomberi kuqezi “shkund”
Uerdi Mara

Uerdi Mara po shijonë një sezon pozitiv me Dinamo Batum në Gjeorgji. Në ndeshjen e fundit mes klubit kryeqytetas dhe Gagra 2, Mara gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29, ndërsa ndeshja u mbyll me shifrat finale 0-5, e vlefshme për Kupë.

Nëse i referohemi shifrave të sulmuesit korçar në kampionat, ai numëron 2 gola dhe 4 asiste në 18 paraqitje. Kartoni i 26-vjeçarit ka kapur një rritje të konsiderueshme kohët e fundit, duke shkuar deri në 350 mijë euro.

Këtë verë ai u transferua nga ekipi turk i Keciorengucu drejt ligës gjeorgjiane, duke veshur fanellën e Dinamo Bautum, një eksperiencë e re në një "terren" të pashkelur më parë.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga