Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Humbën titullin përballë Napolit, Asllanit nuk i del inati: Jemi të trishtuar, të gjithë më sulmuan mua

Shkruar nga NEWSPORT
Humbën titullin përballë Napolit, Asllanit nuk i del inati: Jemi
Kristjan Asllani

Fitorja e Interit ndaj Como me shifrat 2-0 u konsiderua si një disfatë. Kjo pasi pavarësisht 3 pikëve të siguruar nga zikaltërtit, sërish nuk ia dolën të fitojnë titullin.

Fitorja e Napolit ndaj Cagliarit po me shifrat 2-0 shpalli zyrtarisht ekipin e Antonio Conte kampionë të Serie A. Pas fitores me Comon, te Interi kanë menduar të nxjerri në media mesfushorin shqiptar.

Krisjtan Asllani pavarësisht se luajti titullarë ishte mjaft i zhgënjyr pasi nuk ia dolën të fitojnë titullin. Lideri i Kombëtares shprehet se tashmë gjithë fokusi të jetë te finalja ndaj PSG-së, pasi kanë shansin për të fituar trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

Gjithashtu sa i takon aspektit personal, Asllani nuk harron kritikat dhe sulmin që iu bë në sfidën ndaj Milanit në Arabi, teksa nënvizon se ka shumë punë për të bërë, me skuadrën që e ka kapluar një ndjenjë trishtimi.

“Sigurisht ka zhgënjim dhe keqardhje, kemi lënë shumë pikë rrugës. Por tani kemi kupën më të rëndësishme të sezonit.

Sezoni nga ana personale?  Deri tani mendoj se ka qenë një rrugëtim me ulje dhe ngritje, e dimë shumë mirë atë që ndodhi në Arabi ndaj Milanit. Kishte një sulm ndaj meje, por nuk ka problem. Nuk është e lehtë të luash herë pas here, por jam i lumtur për rrugëtimin tim, është i rëndësishëm ai i ekipit. Tani ka shumë për të bërë, ka shumë trishtim, ka një ndeshje shumë të rëndësishme që duhet fituar tani”, ka mbyllur mesfushori i Kombëtares.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga