
Mirlind Daku ishte në nga futbollistët që më shumë është përfolur nëse do të grumbullohej nga Sylvinho apo jo. Por pas shpalljes së listës, sulmuesi ishte një nga të ftuarit nga braziliani për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë.
Daku rikthehet kështu në Kombëtares pas mungesës në sfidat e nëntorit ndaj Andorrës dhe Anglisë. Tashmë ish-futbollisti i Kukësit do të ketë mundësinë të lërë gjurmë ndaj Serbisë dhe Letonisë.
E sigurisht nuk mungon një reagim nga 27-vjeçari pas shpalles së listës. Gjilanasi ka ripostuar foton e hedhur nga FSHF ndërsa e ka shëqëruar me flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe.
Një mënyrë kjo për të treguar se është i gatshëm të japë kontributin e tij në 2 nga sfidat më të rëndësishme të kuqezinjëve në muajin qershor. Saktësisht ndaj Serbisë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” dhe me 10 qershor në transfertë ndaj Letonisë.
