Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ Ish i Dinamos dhe Kukësit, sulmuesi 27-vjeçar zëvendëson Rey Manajn

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Ish i Dinamos dhe Kukësit, sulmuesi 27-vjeçar
Rey Manaj

Valon Et'hemi është futbollisti më i ri i Sivasspor. Pas largimit të sulmuesit Rey Manaj, klubi turk ka firmosur menjëherë me ish-in e Dinamos dhe Kukësit, i cili në fakt nuk “mbulon” fiks rolin e “pykës”, por mund të luajë edhe aty.

E PAPRITUR/ Ish i Dinamos dhe Kukësit, sulmuesi 27-vjeçar
Valon Et'hemi

Kështu, sulmuesi 27-vjeçar mbyll aventurën e tij me Igdir, për të nisur një të re me klubin tjetër turk. Kujtojmë se ky është ekipi i 4-t turk me të cilin Valon Et'hemi luan. Ai më parë është aktivizuar me Igdir, Istanbulspor dhe Konyaspor.

Gjithashtu, sulmuesi shqiptar ka një të shkuar në Shqipëri. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, KF Adriatikut dhe Dinamos. Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut ka luajtur për Renova.

Poll

Lexo gjithashtu