Fotomontazh/ Igli Tare, karton i kuq, Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti është kthyer në “kryefjalë” në Itali. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata me Atalantën në fund të sezonit dhe ekipet kryesore të Serie A italiane janë vënë në lëvizje.
Milan i Igli Tares, Inter dhe Juventus që u bënë “copë” 2 ditë më parë për një karton të kuq, janë në garë serioze për shërbimet e 32-vjeçarit me origjinë nga Lugina e Preshevës.
Tashmë, “topi” është në kahun e vetë futbollistit, i cili duhet të vendosë për të ardhmen. Kujtojmë se Gjimshiti e ka nisur karrierën në Zvicër me Zurich, për të luajtur më pas në Itali me ekipe si Atalanta, Avellino dhe Benevento.
Poll
