Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Jasir Asani bën DEKLARATËN e fortë: Do të transferohem në Spanjë, është ekip i... madh

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jasir Asani bën DEKLARATËN e fortë: Do të
Jasir Asani

I ftuar në emisionin “SportFocus” në OraNews, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka bërë një deklaratë të bujshme. Mëngjarashi nga Shkupi ka treguar se me shumë mundësi do të nisë një aventurë të re në Spanjë, madje në një ekip shumë të madh, emri i së cilit mbetet “enigmë”.

“Kam oferta nga Spanja, Arabia dhe Japonia. Tani për tani nuk mund të them se do të lëviz, sepse mbyllen transferimet. Nuk mund të përmend ekipe, por me 95% do të transferohem në Spanjë. Është ekip shumë i madh. Kam luajtur shumë larg. Irani është më afër se kur kam qenë në Kore.

Nga Stambolli është dy orë, nuk është shumë larg. Jemi mësuar. Kur vjen një ofertë e madhe nga një klub i La Ligës, do e mendosh. Nuk mund të thuash “jo”, por duhet të flas edhe me klubin e Estighalit për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Kur bën shumë pushime nuk është mirë edhe për ne lojtarët”, tha Asani.

Poll

Lexo gjithashtu