Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 6 milionë euro, Besiktas i bën “gropën” Kristjan Asllanit! Pritet ndërhyrja e Interit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 6 milionë euro, Besiktas i bën “gropën”
Kristjan Asllani

Besiktas po reflekton mbi blerjen e kartonit të Kristjan Asllanit. Mesfushori i Shqipërisë u huazua nga Inter te “shqiponjat” e Stambollit në merkaton e janarit, por duket se situata ka marrë tjetër kthesë.

Sipas “Skorer” kërkesa e Inter për të lënë të lirë përfundimisht Asllanin, është hiç më pak se 11 milionë euro. Mirëpo, Besiktas nuk e ka në plan që të shpenzojë një shifër të tillë për shqiptarin, i cili s’po i bind ashtu siç pritej.

Klubi turk është i hapur për të blerë elbasanasin vetëm për një shifër 5-6 milionë euro, asnjë “kacidhe” më tepër. Një situatë që çon “gropë” shqiptarin, duke ditur që Inter nuk e do, do i duhet të kërkojë përsëri një ekip të ri.

Poll

Lexo gjithashtu