
Rey Manaj
Rey Manaj mund të largohet nga Sivasspor gjatë kësaj merkatoje. Kjo pasi për shqiptarin ka interesime nga ekipet të tjera të Superligës turke.
Saktësisht bëhet me dije se Samsunspor kërkon shërbimet e sulmuesit, i cili është në pronësi të Sivasspor. Lushnjari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Samsunspor të cilët synojnë ta kenë pjesë të skuadrës për sezonin e ri.
Ekipi ku luan Arbnor Muja do të marrë pjesë në Europë dhe Manaj për drejtuesit është i duhuri për t’i besuar repartin e sulmit. Ende mes palëve nuk ka gjëra konktrete, por pritet që shumë shpejt të këtë lëvizje mbi këtë transferim.
Poll