Legjenda e Kombëtares Vasil Ruçi ka “skanuar” gjendjen e sulmesit shqiptar Armando Broja për “Klan News”. Ruçi ka dashur t’i vijë në ndihmë 24-vjeçarit, pasi ky i fundit pësoi dëmtimin e radhës në ndeshjen ndaj Anglisë:
“Çdo njeri ka mënyrën e tij të zgjedhurit që të arrijë që psikologjikisht të ndikojë te një futbollist. Unë do të mendoja ndryshe. Këtë nuk mund ta bëjë një trajner, këtë mund ta bëjë një psikolog, një psikolog i cili padyshim që është më i përgatitur për t’i mbushur mendjen, ose për ta rehabilituar atë njeri.
Unë besoj ndryshe. Unë besoj që atij duhet t’i ndryshojë jeta familjare dhe jeta sportive. Unë do preferoja të martohej, do ishte më i përgjegjshëm, do fillonte familjen, do linte fëmijë dhe do ishte diçka më ndryshe. Janë forma të ndryshme që zgjedhin njerëzit”.
