Arbër Hoxha
Goli i sulmuesit të Kombëtares Arbër Hoxha rezultoi përcaktues për ekipin e Dinamo Zagreb ndaj Rijeka, e cila i siguroi 3 pikët kryeqytetasve në ligën kroate.
Në publikimin e formacionit të javës, emri i shqiptarit nuk kishte se si të mungonte. Kjo e dhënë vlen si tregues i qartë se Hoxha është sulmuesi i momentit nga përfaqësuesja e Shqipërisë.
Forma mbreslënëse e 27-vjeçarit mund të ndikojë te trajneri Sylvinho për t’i besuar pozitën e titullarit ndaj Andorrës dhe Anglisë.
FORMACIONI/ Java e 12-të
Poll
