Anis Mehmeti po luan ndeshjet e fundit te Bristol City në Championship, pasi siç dihet kontrata aktuale i përfundon në fund të qershorit. Por gjasat janë që mes palëve të ketë një rinovim dhe zgjatje e bashkëpunimin, teksa aktualisht nuk ka asgjë deri tani pavarësisht se shqiptari është një lider i padiskutueshëm në ekip.
24-vjeçari në 19 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 6 raste të tjera. Pavarësisht ndikimit mjaft pozitiv që ka në ekip, sërish sulmuesi fiton një pagë shumë të ulët, rreth 9 mijë paundësh në javë.
Nga të dhënat e publikuara nga “Capology” kjo është një shumë e vogël e krahasuar me kontributin që ka në ekip dhe me shumë gjasa brenda klubit kanë nisur të mendojnë se sit ë “blindojnë” shqiptarin.
Ky i fundit me siguri do të kërkojë përmirësim të financave të tij në kontratën e re, nëse palët do të dakortësohen për të vazhduar. Kjo ndikuar edhe nga interesimet e shumta nga ekipe të tjera dhe sipas mediava angleze bëhet me dije se klubi aktual mund të “sakrifikojë” dhe ta bëjë Mehmetin futbollistin më të paguar në ekip.
Dhe mbetet të presim tashmë në merkaton e janarit, për të parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Ndërkohë sa i takon Kombëtares shqiptare, Mehmeti nuk po "preferohet" nga Sylvinho, me brazilianin që siç duket e ka lënë në "harresë".
