Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

54 minuta në fushë dhe 4 prekje me topin, Armando Broja i “fikur” me Burnley

Shkruar nga NEWSPORT
54 minuta në fushë dhe 4 prekje me topin, Armando Broja i
Armando Broja

113 minuta zgjati ndeshja mes Aston Villa dhe Burnley, java e 7-të në Premier League, teksa fitoi ekipi i Unai Emery me shifrat 2 – 1.

Golat u shënuan nga Malen (dopietë) nga kampi i Aston Villa dhe Ugochukëu te miqtë. Armando  Broja u fut në fushë në minutën e 59, ndërsa pati kontakt me topin përgjatë 54 minutave, vetëm në 4 raste, e përkthyer me 0 goditje në kuadrat, 0 asist dhe 0 pasime kyçe.

“SofaScore” e vlerësoi sulmuesin shqiptar në këtë ndeshje me notën 6.4. Kjo “panoramë” flet qartë për momentin e vështirë që po përjeton 24-vjeçari.

Në ndeshjet e orës 15:00, Everton fitoi mes "drithërimash" ndaj Crystal Palace, ndëesa Newcastle nuk pati vështirësi kundër Nottingham, 2 - 0 për "Qymurxhinjtë". Dueli Wolves - Brighton u mbyll 1 - 1. 

Poll

Lexo gjithashtu