Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

2 ditë para shpalljes së LISTËS, Sylvinho merr lajmin e MADH për lojtarin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
2 ditë para shpalljes së LISTËS, Sylvinho merr lajmin e MADH
Marash Kumbulla

Jemi vetëm 2 ditë para shpalljes së listës së Kombëtares nga Sylvinho. Dhe braziliani ka marrë lajme të mira para dueleve të këtij muaji.

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për duelin me Andorrën dhe Anglinë. Një dëmtim që mbrojtësi e mori para pak muajsh dhe tashmë pritet të rikthehet në grumbullim te kuqezinjtë.

25-vjeçari që luan me Mallorcan ka nisur stërvitjen individuale prej ditësh, ku herë pas here është bashkuar edhe me ekipin e parë për përgatitjet. Me shumë gjasa, mbrojtësi do të jetë i gatshëm për skuadrën spanjolle për duelin me Getafen.

Gjithsesi mbetet të presim për të zbuluar nëse Sylvinho do ta ketë pjesë të ekipit për duelet e ardhshme. Siç dihet në transfertë do të luajmë ndaj Andorrës më 13 nëntor, ndërsa 3 ditë më pas do të presim Anglinë në “Air Albania”. Takime këto që vendosin edhe fatet e kuqezinjve për kualifikueset e Kupës së Botës 2025.

Poll

Lexo gjithashtu