Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Vijojnë aplikimet për seleksionimin njëditor të futbollisteve vajza në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
Vijojnë aplikimet për seleksionimin njëditor të
Seleksionimi njëditor për vajzat

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe krijimin e mundësive të reja për talentet e reja, duke organizuar më 28 gusht një seleksionim të hapur njëditor në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Ky aktivitet u dedikohet futbollisteve me origjinë shqiptare të vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të prezantojnë cilësitë e tyre përpara stafit teknik të ekipeve kombëtare dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të Shqipërisë.

Seleksionimi do të drejtohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit në FSHF, në bashkëpunim me trajneret e ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19. Nisma është pjesë e strategjisë së Federatës për identifikimin, mbështetjen dhe zhvillimin e brezit të ri të futbollisteve shqiptare, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë.

Aplikimet vijojnë dhe të gjitha vajzat e interesuara ftohen të plotësojnë formularin dhe ta dërgojnë në adresën e e-mailit:

[email protected].

FORMULAR-REGJISTRIMI-OPEN-STAGE-2026

Poll

Lexo gjithashtu