Arlind Ajeti
Arlind Ajeti u detyrua të braktiste fushën e lojës më herët seç pritej në përballjen që Shqipëria luajti në Varshavë ndaj Polonisë.
Gjatë një rivënie këndore, mbrojtësi u përplas me lojtarët kundërshtarë në zonë duke përfunduar i shtrirë në tokë pasi dëmtoi shpatullën, çfarë solli dhe zëvendësimin e menjëhershëm nga trajneri Sylvinho i cili futi Ardian Ismajlin në vend të tijë.
Pak minuta më parë ka ardhur dhe reagimi i Ajetit, i cili shprehet falenderues për mesazhet që ka ardhur në drejtimin e tij, pas përfundimit ë takimit të mbyllur në favor të polakëve.
Postimi i Arlind Ajetit
Poll
