Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Reperi Snoop Dogg “braktis” muzikën për sportin, merr vendimin e PAPRITUR për tifozët e Celtic

Shkruar nga NEWSPORT
Reperi Snoop Dogg “braktis” muzikën për sportin, merr
Snoop Dogg

Reperi i famshëm Snoop Dogg ka zbuluar se dëshiron të tregojë dashurinë e tij për Celtic duke hapur një furgon që do të shesë hamburgerë jashtë stadiumit të kampionëve skocezë. Snoop Dogg kishte shprehur më parë interes për të blerë një pjesë të klubit të Glasgoë, pasi u frymëzua nga suksesi i personazheve të famshëm të Hollivudit Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney te Wrexham, një ekip uellsian i ngjitur së fundmi në divizionin e dytë anglez.

Snoop Dogg, autor i një libri gatimi të quajtur “Nga Crook te Cook”, dikur i përshkroi tifozët e Celtic si “të veçantë” dhe tha se identifikohej me maskotën e klubit, “Hoopy the Hound”. Ai tani i ka thënë “Sunday Mail” se është i sigurt që tifozët e Celtic do të “dyndeshin në furgonin tim të hamburgerëve, të cilin dua ta shndërroj në një parajsë ushqimore”.

Sipas Snoop Dogg, “sekreti i një hamburgeri të mirë është dashuria në përgatitje. Mishi i grirë i viçit duhet të përzihet me erëza sekrete, pastaj shtohet djathë cilësor dhe proshutë e kuruar. Tifozët e Celtic do ta adhurojnë dhe, për t'u siguruar që janë perfekte, unë, Snoop, do t'i shërbej vetë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga