Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nis më 7 prill turneu “Kupa e Shkollave të Mesme”, marrin pjesë 8 ekipe. Përcaktohet kalendari i ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT
Nis më 7 prill turneu “Kupa e Shkollave të Mesme”, marrin
“Kupa e Shkollave të Mesme”

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si edhe Zyrën Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë do të organizojë turneun “Kupa e Shkollave të Mesme”.

Ky aktivitet synon të nxisë përfshirjen e të rinjve në sport, të promovojë futbollin dhe një stil jetese aktive, si edhe të forcojë frymën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.

Përmes këtij turneu synohet gjithashtu krijimi i një hapësire ku nxënësit të angazhohen më shumë në aktivitete sportive dhe të rritet numri i të rinjve që luajnë futboll. Objektivi afatgjatë është që duke nisur nga edicioni 2026–2027, ky turne të kthehet në një aktivitet sezonal të përvitshëm.

Në këtë edicion do të marrin pjesë 8 ekipe nga 8 gjimnaze të Tiranës: “Petro Nini Luarasi”, “Arben Broci”, “Sami Frashëri”, “Andon Zako Çajupi”, “Partizani”, “Ismail Qemali”, “Besnik Sykja” dhe “Qemal Stafa”.

Të gjtiha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të jenë me sistem eliminimi direkt. Çerekfinalet janë planifikuar më 7 prill, gjysmëfinalet më 10 prill, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 14 prill në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sipas skemës së përcaktuar, përballjet çerekfinale janë si më poshtë:

Petro Nini Luarasi vs Arben Broci, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”

Sami Frashëri vs A.Z.Çajupi, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”

Partizani vs Ismail Qemali, ora 11:15, “Shtëpia e Futbollit”

Besnik Sykja vs Qemal Stafa, ora 11:15, “Shtëpia e Futbollit”

Në fazën gjysmëfinale, çiftet që do të përballen me njëra tjetrën më 10 prill janë sipas skemës së mëposhtme:

Petro Nini vs Arben Broci VS Sami Frashëri vs A.Z.Çajupi, 10 prill, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”

Partizani vs Ismail Qemali VS Besnik Sykja vs Qemal Stafa, 10 prill, ora 11:15, “Shtëpia e Futbollit”

 

 Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë do të kujdeset për organizimin teknik të turneut, duke përfshirë caktimin e arbitrave dhe asistentëve, delegatëve, praninë e ambulancës dhe stafit mjekësor, si edhe sigurimin e bazës materiale dhe kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjeve.

Poll

Lexo gjithashtu