Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Miqësorja e parë, Kombëtarja U-14 barazon 1-1 me Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e parë, Kombëtarja U-14 barazon 1-1 me Maqedoninë
Kombëtarja shqiptare U-14

Kombëtarja shqiptare U-14 barazoi 1-1 me Maqedoninë e Veriut U-14, në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”.

Golin për kuqezinjtë e realizoi Aleksandros Shofiti në pjesën e parë.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi takimin me këtë formacion titullar: Flori Zeka (GK), Elez Elqeni (C), Denian Avdylaj, Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Kerxhaliu, Matias Mehmeti, Deni Duka, Gean Ramadani, Aleksandros Shofiti, Santjago Perkola.

Shqipëria e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në avantazh në minutën e 14-të me golin e Shofitit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut barazoi në minutën e 56-të me golin e Davor Taneski.

Trajneri Vitobello aktivizoi edhe: Aleks Basho, Roben Kastrati, Uesli Sakaj, Alesio Gjomarkaj, Elio Tavani, Martin Sijoni, Noseld Bahushi dhe Noah Meço.

Maqedonia e Veriut mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 68-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bozhinovskit.

Shqipëria tentoi deri në fund për të gjetur golin e fitores, por pa sukses.

Takimi i dytë miqësor do të zhvillohet më 19 qershor, ora 11:00, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, në Ohër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga