Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kulmi i përplasjes me Vllazninë, Benet Beci premton Muze për ekipin shkodran! A është grupi kuqeblu pjesë e kësaj iniciative?

Shkruar nga NEWSPORT
Kulmi i përplasjes me Vllazninë, Benet Beci premton Muze për
Nënkryetari Beka me figura njohura të sportit dhe gazetarisë sportive

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se ideja për ngritjen e një muzeu për ekipin e Vllaznisë tashmë po gjen zbatim. Institucioni i drejtuar nga Benet Beci thotë se djepi i sporti shqiptar dhe krenaria e Shkodrës do të ketë një hapësirë dinjitoze ku rrëfehet kultura dhe historia.

“Muzeu i Vllaznisë nga ide, tashmë në zbatim! Një projekt i shumëpritur për Shkodrën dhe sportin shkodran ka marrë rrugë: Muzeu i Vllaznisë nuk është më vetëm një ide, por një iniciativë konkrete që ka nisur hapat e parë drejt realizimit”, thuhet në njoftim.

Numri dy i kryeqendrës së veriut, nënkryetari Rudin Beka ka zhvilluar sot një takim të parë konsultativ me figura të njohura të sportit dhe gazetarisë sportive, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi.

“Shkodra, djepi i sportit shqiptar, do të ketë më në fund një muze në nderim të Vllaznisë krenarisë së qytetit prej më shumë se një shekulli”, vijon njoftimi i Bashkisë Shkodër, teksa theksohet se muzeu do të jetë një hapësirë dinjitoze që do të ruajë historinë, kujtimet dhe lavdinë e klubit legjendar kuqeblu.

Megjithatë, nuk dihet nëse drejtuesit e ekipit të Vllaznisë janë pjesë e kësaj iniciative, pasi prej një jave drejtuesi Alban Xhaferi dhe kryebashkiaku Benet Beci janë përplasur në distancë për koncertin e Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”.

Çështja mori vëmendjen e komunitetit shkodran dhe mbërriti deri në Tiranë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Institucioni i drejtuar nga Armand Duka i kërkoi Bashkisë së Shkodrës që të gjente një vend tjetër për koncertin e Bujar Qamilit, sepse stadiumi i duhet Vllaznisë për ndeshjet ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga